VIDEO/ Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, zbaton masën e sigurisë “detyrim paraqitje”
Gjykatat e Posaçme e ka urdhëruar të paraqitet të hënën e parë të çdo muaji në ambientet e SPAK.
Kryemadhi shihet duke hyrë në ambientet e SPAK e veshur me të zeza teksa përshëndeti dhe gazetarët.
“Me thënë të drejtën jo se kam ndonjë gjë të keqe, që jam veshur me të zeza, por jua them 'pse'-në pastaj, pasi të dal”,-tha Kryemadhi.
Më pas, Kryemadhi komentoi mbi kohën e paraqitjes së saj, teksa tha se kishte një shtyrje me një orë.
“Vij për masën detyrim paraqitje. Ma shtynë kohën me një orë”,-tha Kryemadhi.
Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës detyrim paraqitje të caktuar nga gjykata.
Kryemadhi duhet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, çdo të hënë të parë të muajit, në orën 12:00.
Ndërkohë ish-presidenti dhe njëherazi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është lënë në burg qe prej tetorit 2024.

