Kandidati i PD-së u shoqërua nga policia në Fier/ Reagon Semanjaku: Shfaqje burracakërie e Ramës dhe bandës ‘Rilindase’
Kandidati demokrat në Qarkun e Fierit, Fation Semanjaku ka reaguar zyrtarisht pas shoqërimit me urdhër politik nga Policia, mbrëmjen e së dielës.
Në një deklaratë, Semanjaku tha se ajo që ndodhi mbrëmjen e kaluar, nuk është asgjë tjetër, veçse një shfaqje prej burracaku e Edi Ramës dhe sistemit që është munduar të krijojë prej 12 vitesh.
Semanjaku nuk kurseu as akuzat ndaj kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi, që sipas kandidatit demokrat, bandat kriminale kanë sponsorizuar karrierën politike.
"Bin Bash, ti s’je kryetar i Bashkisë së Fierit, pasi Bashkia ka aksionerë disa kriminelë ordinerë, delikuentë me emër në këtë qytet. Ata janë që kanë sponsorizuar rrugën e tij në politikë, dhe Ti je i kapur, i tredhur. Dhe ata të marrin peng, sa herë që kanë për të ndarë llokmën në Bashki, dhe kur tenton të dredhësh bishtin, dhe më pas fshihet pas kapeles për të fshehur dhunën. Bin Bash jep dorëheqjen, dëmi që ti dhe banda e Rilidnjes që i keni bërë Fierit, ëhstë e paimagjinueshme", thuhet ndër të tjera në reagimin e kandidatit demokrat, Fation Semanjaku.
