11 maji/ Gjyli: Fushatë interesante, për t'u përgëzuar për tonet e qeta dhe përplasjet e pakta

Analistja, Arsejda Gjyli në një intervistë në Ora News u shpreh se fushata elektorale ka qenë interesante dhe një fushatë për tu përgëzuar për tonet e qeta dhe përplasjet e pakta.

Gjyli: Ka qenë një fushatë interesante.

Pak a shumë duket një fushatë e ngjashme nga partitë në një farë mënyre.

Nuk ka patur ndonjë ndryshim thelbësor le të themi.

Është realizuar në terren si gjithmonë.

Me takimet klasike në çdo qytet duke shpallur në një farë mënyre vizionet e secilës parti dhe platformën e secilës parti për të joshur elektoratin.

Ka qenë një fushatë për tu përgëzuar për tonet e qeta, për anomalitë e pakta, për përplasjet e pakta.

Pra kemi dëgjuar shumë pak për tensione apo për përplasje deri në këto moment duke qenë se jemi mësuar që në Shqipëri në një farë mënyre në vitet më përpara të jemi përballur edhe me situata të pakëndshme.