Spahiu: Duam që si PS brenda dy vitesh ta mbyllim kapitullin e anëtarësimit në BE

Në emisionin “Drejt” nga Luan Rama, kandidatja për deputete e PS-së, Klodiana Spahiu tha se PS ka si qëllim që të anëtarësojë vendin në BE në pak vite.

Spahiu: Jeta nuk ka qenë as qeshër as akullore, dhe nuk kam dashur të qesheros askënd, por të jem një sy dhe një zemër në qytetin tim. Ne kemi një përballje shumë të madhe dhe kemi anëtarësimin në BE. Për dy vite duam ta mbyllim këtë kapitull. Ne ishim nismëtarët dhe e kemi vuajtur atë pjesë, kam qenë dëshmitare se çfarë ka ndodhur me drejtësinë në vendin tonë dhe përpjekjet që kemi bërë si PS-në.