Nga letërsia në politika/ Kume: Doja të punoja më Ramën e dikurshëm, do kontribuoj për kulturën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2025, 21:04
Përmes një interviste në Ora News, kandidati për deputet në qarkun e Durrësit për PS-në, Loer Kuma tregoi se si kaloi nga letërsia në politikë.
Kume: Si një njeri social, jam në shërbim të shoqërisë. Kjo ka qenë shtysa ime e brendshëm për të bërë këtë kalim në politikë. Marrëdhënia ime me social-politikën nuk është e freskët, kam marrë pjesë më shkrime dhe qëndrime në të.
Kam pasur një inspirim për të punuar me Edi Ramën e dikurshëm, u puqën yjet dhe ja ku jemi. Dua të kontribuoj për kulturën dhe mjekësinë, sidomos për kulturën sepse kam ide mbi të. Në një vend që nuk ka zhvillim kulturor nuk ka zhvillime në sektorë të tjerë.