“E papranueshme të përdorni vizat turistike për të lindur në Amerikë”/ Ambasada: Mund të humbisni të drejtën e udhëtimit!

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë i bën thirrje qytetarëve shqiptarë të mos keqpërdorin vizat turistike, konkretisht të mos udhëtojnë për të lindur në SHBA.

“Është e papranueshme që prindër të huaj të përdorin një vizë turistike amerikane me qëllimin parësor për të lindur në Shtetet e Bashkuara që të sigurojnë nënshtetësinë për fëmijën, çka mund të përfshijë edhe shpenzime për kujdesin mjekësor që mbulohen nga taksapaguesit amerikanë.

Ky njihet si “turizmi i lindjes” dhe oficerët konsullorë të ShBA refuzojnë të gjitha aplikimet për viza të tilla sipas ligjit të emigracionit të ShBA”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA në Tiranë, postuar në rrjetet sociale.

Ambasada e SHBA-ve i bën thirrje qytetarëve shqiptarë të mos keqpërdorin vizat turistike, pasi mund të humbisni të drejtën e udhëtimit!

“Ata që keqpërdorin sistemin tonë të emigracionit përmes turizmit të lindjes mund të humbasin të drejtën për viza në të ardhmen ose për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara.

Kjo është një mënyrë më shumë se si Departamenti Amerikan i Shtetit po u shërben dhe mbron taksapaguesit dhe komunitetet amerikane”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.