Përshtati lokalin e marrë me qira për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 39-vjeçari në Lezhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2025, 14:23
Valentin Ndoci, 39 vjeç është arrestuar nga policia, pasi lokalin të cilin e kishte marrë me qira e kishte kthyer në “fole” të lojërave të fatit.
“Kishte përshtatur lokalin që kishte marrë me qira, për organizimin e lojërave të fatit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 39-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin V. N., 39 vjeç, banues në fshatin Balldre”, informoi policia.