Arrin në Portin e Shëngjinit anija “Guardia Costiera”, emigrantët nisen drejt kampit të Gjadrit

Në portin e Shëngjinit ka mbërritur mjeti detar “Guardia Costiera”, i cili sjell një tjetër grup emigrantësh.

Bëhet me dije se këta shtetas të huaj do të sistemohen në qendrën e përkohshme në Gjadër, sipas marrëveshjes së bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.

Ndërkohë, po vijojnë procedurat për identifikimin dhe kontrollin shëndetësor, të cilat kryhen nën masa të forta sigurie.