DALIN FOTOT/ Duken të qeshur e të lumtur, por fundi ishte fatal! Ky është çifti i turistëve amerikanë pas ngjarjes në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2025, 17:19
Personat në foto janë çifti amerikan që kishin ardhur si turistë në Shqipëri, ku për fat të keq gruaja humbi jetën. Ajo dyshohet se u vra me thikë nga bashkëjetuesi i saj i cili është identifikuar si 57-vjeçari amerikan Brandon Saporito.
Gjithashtu mësohet se ai u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.
Momentalisht, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.
Fotot e meposhtme tregojnë per një çift të lumtur, por që fatkeqësisht patën një fund tragjik.
