“Zhurma” e verës nis në shëngjin! Qindra pushues shijojnë temperaturat e larta në bregdet

Pamje të gjalla nga bregdeti i Shëngjinit tregojnë se vera ka nisur më herët këtë vit.

Në fillim të majit, plazhet janë mbushur me pushues.

Temperaturat e larta dhe ofertat ekonomike të kësaj periudhe kanë sjellë vizitorë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Xhulio Nikolli, menaxher i një resorti në zonë, tregon se interesi për pushimet është rritur ndjeshëm që tani.

“Zhurma” e verës nis në shëngjin! Qindra pushues

Për bizneset lokale dhe operatorët turistikë, ky fillim i vrullshëm jep shpresë për një sezon të gjatë dhe të frytshëm për bregdetin e Lezhës.