Qytetari kërkon ndihmë në “Ora Juaj”: Mbesa është e sëmurë, ka një fëmijë, duhet të paguajë qeranë!

Një qytetar ka marrë në telefon në emisionin “Ora Juaj” nga Klodi Karaj në Ora News, duke kërkuar ndihmë për mbesën e tij që është e sëmurë.

Qytetari: Ka një fëmijë 6 vjeç, burrin e ka në burg, dhe tani është pa punë. Është e sëmurë, ka rruazat e shtrembëruar në kolonë. Unë nuk e ndihmoj dot se jam në pension. Sajo ka nevojë për çdo gjë, për ushqime, për para për të larë qiranë.