Psikologia: Shqipëria e prekur nga stresi në punë, shenjat janë shumë të dallueshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2025, 10:44
Përmes një interviste në Ora News, Entela Demiri, psikologe tha se Shqipëria është shumë e prekur si vendet Evropiane në raport me stresin në punë.
Demiri: Shqipëria është shumë e prekur si vendet Evropiane. Puna e izoluar nga puna kërkon një strukturim. Shpesh krijohet një gjendje kaotike dhe kërkohet disiplinë. Është ndryshe në punë sepse mund të dalësh ose mund të gjesh një zgjidhje duke e ndarë me një koleg.
Shenjat që dikush po përpjeton stres janë shumë të dallueshme. Duket edhe nga ana fizike. Duket lodhja, hutim, lodhje fizike. Madje janë të paaftë për të marrë vendime.