Si po shkon fushata zgjedhore? Kume: Fushata e rëndësishme, por nuk është gjithçka

Ish-Kreu i KQZ, Kristaq Kume në një intervistë në Ora News u shpreh se fushata është e rëndësishme por jo gjithçka.

Kume: Së pari le të theksojmë faktin se fushata zgjedhore është shumë e rëndësishme në garën zgjedhore që bëjnë subjektet politike.

Por në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se ajo është gjithçka sepse në fund të fundit një pjesë e mirë e argumentave ose fakteve ose arsyeve pse zgjedhësi vendos që të mbështeti një nga subjektet zgjedhore përkatëse me votën e tij nuk është ajo që çfarë ato thonë e bëjnë gjatë fushatës elektorale por në përgjithësi çfarë ato kanë treguar deri përpara pak kohëve dmth para se të fillojë fushata zgjedhore për atë se sa dhe si ata do mund që ta qeverisin më mirë se sa është qeverisur deri sot ky vend.

Natyrisht që fushata është shumë e rëndësishme veçanërisht për mua për partitë e reja politike të cilat shumë intensive gjatë kësaj periudhe duhet të tregojnë se çfarë ato premtojnë se janë të zonja për të bërë.