Dedaj: Rama nuk ka ofertë konkrete këto zgjedhje, ka vetëm interesin e tij dhe të njerëzve përreth

Përmes një interviste në Ora News, gazetari Everest Dedaj tha se kemi një fushatë të një partie në pushtet për një mandat të katërt dhe pa një ofertë për shqiptarët.

Dedaj: Kemi një fushatë të një partie në pushtet për një mandat të katërt dhe pa një ofertë për shqiptarët. Premtimet nuk kanë qytetarin në thelb, por kanë lideri në PS-së, me ligje që përgatiten me oligarkë. PS-ja vjen me një ofertë të interesit të kryeministrit dhe njerëzve të tij.

Nga ana tjetër kemi një fushatë të PD-së për propozime konkrete, duke filluar, qysh nga pensionet, bizneset, familjet në nevojë, bujqësisë dhe ka një ofertë konkrete për shëndetësisë, rendit dhe shumë sfera të tjera. Kjo është një fushatë që vjen të Ramës pa propozime.