Fushata e 11 majit/ Maho: Rama është bazuar në këto zgjedhje vetëm tek përçarja e opozitës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2025, 21:09
Gazetari, Armand Maho i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Rama është bazuar në këto zgjedhje vetëm tek përçarja e opozitës.
Maho: Me çfarë pashë unë, Rama ka një psikozë të veten që është bazuar në këto zgjedhje vetëm tek përçarja e opozitës.
Për mua janë budallallëqe banale që një kryeministër s’mund ti bëjë.
Ti thuash tani fëmijëve që shkoni futuni në google e shifni ‘noc rrokun’ dmth është masakër kjo punë.
Ne e bëjmë këtë si gjenialitet politik dmth.
As të rinjve nuk i duket joshëse.
E para punës ai (Rama) s’ka bilanc, nuk di se për çfarë të flasë.
Për mua dmth ka çalltisur.
