Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë ''Detyrim Paraqitje' për Berishën, Malltezi mbetet në 'arrest shtëpie'
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 22 Prill 2025, 16:48
Gjykata e Lartë ka lënë të pandryshuara masat për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin.
Gjykata e Lartë la në fuqi masën e sigurisë 'Detyrim Paraqitje' për kreun e PD, ndërsa për Malltezin u la në fuqi masa ''arrest shtëpie'.
Njoftimi:
Sali Berisha- Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha, kundër vendimit nr. 1 (87-2025-1), datë 03.01.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Jamarber Malltezi - Lënien në fuqi të vendimit nr. 21 (87-2025-30), datë 24.01.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
