Shkeljet në fushatë/ Qiraxhi: Fenomeni i blerjes së votës dhe forma të tjera të presionit, më të evidentuara
Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare në një intervistë në Ora Neës u shpreh se fenomeni i blerjes së votës apo elemente të ndryshme të presionit shikohen shumë të evidentuara në këto ditët e fundit të fushatës.
Qiraxhi: Në gjysmën e fundit të fushatës sigurisht që partitë politike bëhen më shumë aktive dhe kryesisht partitë e mëdha vejn motorat e të gjithë energjive të tyre, patronazhistët të gjithë ato elementët që përgjithësisht janë edhe problematike në përdorimin e fushatës.
Intensifikimi i fenomenit të blerjes së votës apo elemente të ndryshme të presionit të cilat shikohen shumë më të evidentuara në këto ditët e fundit.
Janë këto ditë ku edhe përgjithësisht sondazhet përmbysen apo ka një lloj trajektore tjetër sa i përket rezultatit final të zgjedhjeve.
Edhe në logjikë partitë politike dhe liderët politikë e kanë në raportin e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët e tyre në këto ditë të fushatës.
