FOTO+VIDEO/ “Lolita” s’ia kursen Fatmir Xhafajt: Pse duhet një 66-vjeçar të dhurojë gjak me kamera me vete, kur mosha e lejuar është...
Socialisti Fatmir Xhafaj në mes të remtimeve të pafundme e të përditshme për një jetë më të mirë pas 11 majit me qëndrimin në pushtet të kësaj mazhorance, ka futur dhe një risi në këtë fushatë elektorale: atë të dhurimit të gjakut.
Përmes një videoje të gëzueshme, Xhafaj ka mobilizuar të gjithë stafin e tij elektoral që të shëndërrohet në një sallë urgjence të dhurimit të gjakut të rrethuar nga projektorë kamerash dhe aparatesh fotografikë, në mënyrë që ky dhurim të mos shkojë në heshtje.
Pikërsht lidhur me këtë, një reagim i fortë vjen nga faqja satirike në rrjetet sociale “Lolita”, por që kësaj radhe shfaqet larg ngjyrave të humorit që e karakterizon.
“Te faqja e Kryqit të Kuq Shqiptar thuhet se personat e përshtatshëm për të dhuruar gjak janë nga 18-60 vjeç. Fatmir Xhafaj është 66.
Nuk kemi gjë kundra kësaj, madje kemi mbështetur fushata ndërgjegjësuese për dhurimin e gjakut...
Por pse duhet një burrë në moshë pensioni të dhurojë gjak me kamera me vete dhe në kohë fushate?!”, thotë “Lolita”.
Njoftimi i Fatmir Xhafajt duke dhuruar gjak
"E pranova me shumë kënaqësi ftesën për t’iu bashkuar fushatës kombëtare për dhurimin vullnetar të gjakut, në solidaritet me fëmijët talasemikë dhe të sëmurët kronikë, të cilët kanë nevojë për ne. Akti i dhurimit përcjell mesazhin e solidaritetit dhe përkujdesit për njëri-tjetrin, duke dhënë shpresë, një mundësi, një jetë".
View this post on Instagram

