"Varfërim në ekstrem", Meta: Në 12 vite plaçkitën paratë që do shërbenin për rritjen e pensioneve

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar me një shënim nga burgu në lidhje me situatën e vështirë në të cilën ndodhen pensionistët.

“Shifrat janë shokuese dhe tregojnë varfërinë dhe mjerimin e dhimbshëm të qindra mijra pensionistëve. Në 12 vite në pushtet, ai i varfëroi në ekstrem pensionistët, që sot janë kategoria sociale më e diskriminuar, më e përjashtuar dhe më e varfër e shoqërisë”, shprehet Ilir Meta.

MESAZHI I METES

Kam takuar qindra e qindra pensionistë që me shkollën e tyre të jetës më kanë mësuar kaq shumë.

Varfëria e tyre më ka tronditur thellë. Ndaj prioritet i prioriteteve dhe angazhim madhor për Shqipërinë Madhështore, do të jetë trajtimi i pensionisteve, që janë krenari e vendit për gjithçka kanë dhënë e për sakrificat që kanë kaluar.

Shifrat janë shokuese dhe tregojnë varfërinë dhe mjerimin e dhimbshëm të qindra mijra pensionistëve.

Masa e pensionit mesatar të pleqërisë urbane dhe rurale aktualisht në Shqipëri është 170 Euro, ndërsa në Kosovë është 340 Euro, në Malin e Zi është 450 Euro, në Maqedoninë e Veriut 325 Euro, dhe në Serbi 390 Euro.

Në tre mandate askush nuk e pengoi Edi Ramën të rriste realisht pensionet, por plaçkitja dhe korrupsioni i tij skizofrenik rrëmbeu miliarda euro që do të shërbenin për rritjen e pensioneve.

Në 12 vite në pushtet, ai i varfëroi në ekstrem pensionistët, që sot janë kategoria sociale më e diskriminuar, më e përjashtuar dhe më e varfër e shoqërisë.

Ndaj Programi i shkëlqyer i Shqipërisë Madhështore flet qartë për pensionistet përmes "Paketës së Dhembshurisë", që konsiston:

NË 100 DITËT E PARA DO TË VENDOSET MINIMUMI JETIK PREJ 200 EUROSH PËR ÇDO SHQIPTAR

• Çdo pensionist, me pension të plotë apo të pjesshëm, më të ulët se 200 euro në muaj, do të marrë 200 euro në muaj.

• Rriten pensionet me 20%.

• Çdo pensionist do të pajiset me Kartën e Konsumatorit, me të cilën do të përfitojë kthimin e TVSH-së që paguan për blerjet e ushqimeve bazë, energjisë elektrike, ujit dhe ilaçeve, duke përfituar rreth 450 euro në vit.

• Për personat me aftësi të kufizuara që kanë nevojë, do të paguhet kujdestari dhe sigurimet e tij, si dhe do të garantohen nga shteti të gjitha mjetet sanitare dhe ndihmëse që u nevojiten.

ÇMIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE DO TË ULET NË 7 LEKË/KËH

• Falen të gjitha gjobat për energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm për Pensionistët.

[✅️] [????] VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

[✅️] [????] VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë