18 DOSJE ME KRIME ZGJEDHORE! SPAK: 5 janë nisur nga ne, 13 nga subjektet e tjera

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar 18 procedime për krime zgjedhore. Në deklaratë thuhet se 5 raste janë nisur vetë nga SPAK, ndërsa të tjerat janë denoncuar nga subjektet

18 procedime për krime zgjedhore të 11 majit janë në dorën e SPAK. Në përgjigjen që Prokuroria e Posaçme i ka dhënë Partisë Demokratike shtohet se 5 prej tyre janë nisur vetë nga organi i Akuzës.

Në këtë mënyrë 13 rastet e tjera, që tashmë janë edhe të regjistruara kanë ardhur nga subjektet e ndryshme.

Megjithatë në shkresë nuk bëhet e ditur se në cilën zonë janë kryer shkeljet e dyshuara për të cilat po punojnë prokurorët dhe agjentët e byrosë kombëtare të hetimit.

Paralelisht me SPAK, procedime po kryen edhe Prokuroria e Përgjithshme, e cila ka si detyre veprat më të lehta.

Prej nisjes së këtij muaji spak ka ka zbritur në 12 qarqet, ku janë ngarkuar grupet e posaçme për hetimin e shkeljeve. Madje krimet elektorale deri në shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit do të konsiderohen prioritet.

Rasti i parë tashmë i bërë publik është ai i Lushnjes ku një votues denoncoi në polici se i ishin afruar 500 euro kundrejt votës. rasti nga prokuroria e qytetit iu referua Prokurorisë së Posaçme.

Paralelisht me institucionet e drejtësisë monitorimi i fushatës ka nisur edhe prej vëzhguesve të ODIHR që do të japin raportin e tyre para dhe pas zhvillimit të votimeve parlamentare.

Dokumenta bashkëngjitur