''Sot është vendosur një sistem i padrejtë'', Tabaku: Ekonomisë i mungojnë parimet e djathta

Deputetja e PD, Jorida Tabaku e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se ajo që i mungon sot ekonomisë janë parimet e djathta.

Tabaku: Po është e vërtetë që shumë qytetarë mund të kenë edhe kritikat e tyre ndaj PD. Ne ndodhemi në një moment ku secili prej nesh i ka bërë betejat e veta brenda PD.

Kjo është një gjë e shkuar, sot PD është përballë elektoratit me këtë ofertë politike. Dhe me këtë ofertë politike secili është duke e gjetur vendin e tij.

Unë mendoj se programi që PD ka është me të vërtetë me parime të djathta por karakteri social që ka I jep një dimension për momentin që ne ndodhemi. Sepse me të vërtet une besoj se ka nevojë për parime të djathta.

Për parimin e së djathtës në ekonomi së pari. Sot është vendosur një sistem I padrejtë. Kjo është ajo që i mungon sot ekonomisë, parimet e djathta.

Të bësh fushatë për partinë politike është më e thjeshtë se të bësh për veten tënde. Kësaj radhe bëhen të dyja për mua paralelelisht.