VIDEO/ Rama takim me gratë në Kavajë: Nuk ka gjë më të bukur se sa gratë dhe vajzat të luftojnë për burrat
Kryeministri Edi Rama, nga Kavaja, foli për rëndësinë që i ka kushtuar PS përfaqësimit nga gratë. Rama tha se PS ka dhënë dy shembuj të rinj në politikën shqiptare, bashkëdrejtimin e organizatave nga burrat dhe gratë, si dhe përfshirjen e tyre edhe në skuadrën e Shqipërisë 2030.
“Janë shumë burra që ndihen mirë në kënetë. Ndihen mirë me atë qasjen e vjetër dhe me rrugën e vjetër që dihet ku të çon ndërkohë që ne as jemi ndjerë dhe nuk ndjehemi mirë deri kur ta vendosim plotësisht barazinë gjinore jo vetëm si numra por edhe si cilësi e bashkëjetesës sociale në këtë vend sepse kemi bërë hapa të konsiderueshëm por ajo që është e rëndësishme është se çka sot pasqyrohet me shumë domethënie në jetën publike, ku gratë në këshillat bashkiakë janë 50%, dhe në parlament janë më tepër se dikur kur dukej si odë otomane, ku gratë në qeveri janë mbi 50%, ku gratë në sipërmarrje, në drejtimin e sipërmarrjeve kanë arritur në thuajse 30%, duhet të shtrihet më thellë në shoqëri për të garantuar çlirimin dhe barazimin mes gjinive në çdo familje.
Dhuna ndaj grave ka rënie, por të pamjaftueshme. Shpërfillja, presioni ose trajtimi i barabartë të vajzave ka rënie por jo të mjaftueshme. Ajo që i takon të gjitha grave në PS është që këtë betejë ta bëjmë edhe për vajzat dhe gratë e tjera.
Më vjen mirë që sot kemi krijuar dy shembuj të rinj në politikën shqiptare. E para, futëm në parti risinë e bashkëdrejtimit të organizatave një burrë ose djalë dhe një grua pse vajza dhe sot kemi mbi 95% të organizatave që kanë bashkëkryetar dhe kjo na ka sjellë të mirën që më shumë gra dhe vajza janë afruar.
Nga ana tjetër, kemi sot në skuadrën tonë për Shqipërinë 2030, 71 gra dhe vajza, por më e bukura është që në listatr e mbyllura kemi 52% vajza. Këtu nuk ka gjë më të bukur se sa gratë dhe vajzat të luftojnë për burrat që janë kandidatë sepse përfaqësueset e tyre i kanë deputete sot.”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë përmendi takimin e parë që ka mbajtur në Kavajë si kryetar partie i PS, teksa tha se një grup burrash demokratë se kishin lënë që të hynte.
“E kam të pamundur që të mos kthehem pas në kohë kur sa isha bërë kryetar partie dhe erdhëm të vizitojmë degën e PS në Kavajë te kinemaja dhe midis rrugës dhe kinemasë ishte bërë një mur i madh me burra, burra me dy gishta, që na e bënë shumë të vështirë për të hyrë brenda me polici e historira që sot duken të paimagjinueshme. Ka ndodhur këtu dhe jo 100 vjet më përpara, dhe kur hyn brenda salla e kinemasë është modeste, me më pak vende se këtu, ishte treçereku bosh. Kishte vetëm një grua.
Një! Më pas ju e dini historinë e zhvillimeve politike në Kavajë se ishte e pamundur për një periudhë të gjatë për veteranët që të lejoheshin të votoheshin se si në PS prania e grave ishte minimale, gjë që nuk ndodhte vetëm në Kavajë, ndërkohë që ambicia ime dhe qëllimi ynë ishte të zgjeronim rradhët dhe mbi të githa të hapnim derën që gratë dhe vajzat të uleshin si të barabarta në hapësirën e PS.
Në atë kohë problemi ishte se edhe ato gra që ishin anëtare, nuk merrnin pjesë në mbledhjet e organizatave. Unë besoj se as duhet të kënaqemi dhe të ndalemi deri kur në PS të bëhen 50 mijë gra dhe vajza dhe kur numri të jetë 50 me 50% por një vajzë ose grua më tepër. Mjafton të shikosh se cfarë fuqie ka marrë PS dhe punë të mira janë bërë dhe të kuptosh se një nga shkaqet kryesore është fakti se kemi shumë më tepër gra dhe vajza", tha ai.


