VIDEO/ Berisha në SPAK, ekzaltohen të burgosurit e 313-s, nga dritaret e qelive njëzëri: O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do
Ish-kryeministri Sali berisha e nisi këtë të hënë javën në Prokurorinë e Posaçme, në respektim të masës së sigurisë të vendosur nga GJKKO-ja ndaj tij në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Me të dalë nga ambientet e Prokurorisë, Berisha u ndaj në një komunikim me mediat ku shprehu qëndrimin e tij lidhur me hetimet e drejtësisë.
Por vëmendja do të vinte nga godina ngjitur, ku nga paraburgimi i burgut 313 në Tiranë, që ndodhet vetëm pak metra nga godina e Prokurorisë së Posaçme të ndaluarit thërrasin njëzëri: “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.
Thirrjeve te tyre, Berisha do t'iu pergjigjej duke u shprehur se:
"Mesazhi im është ky, Shqipëria është njolla e zezë e turpit në Europë dhe nga më të zezat në botë. Sepse Shqipëria mban në burgje 67 përqind të të gjithë popullatës së burgjeve është në paraburgim dhe nuk ka dëshmi më madhore torture se sa kjo.
Në këtë vend ka pushuar së funksionuari prezumimi i pafajësisë, një parim shekullor i drejtësisë. Ndaj i garantoj se ato ditë burgu që bëjnë pa meritë, do u shpërblehen me rrogat e qeveritarëve që i kanë mbajtur.
Është një krim. Dhe duhet ta dinë se unë në Këshillin e Europës, kam bërë një takim shumë të frytshëm me komitetin antitorturë, në të cilin kanë qenë dy çështje kryesore.
Ka qenë tortura që i bënë ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit, Ilir Meta dhe tortura që u bëjnë 67 përqind e të paraburgosurve, një e treta e të cilëve janë pa asnjë akuzë. 500 prej tyre janë të sëmurë.
Pra është një gjendje katastrofale për të cilën këta meritojnë, dhe unë kam besim shumë të madh... Komiteti i Antitorturës në Këshillin e Europës është një institucion jashtëzakonisht serioz dhe kam besim që ky komitet do bëjë avokatinë e të gjithë atyre që u shkelmohen të drejtat në burgjet shqiptare.
Se për kë do votojnë, e dinë ata vetë, por ne themi, të votosh për xhelatin tënd, është problem".

