VIDEO/ Shuhet Papa Françesku, Rama heq kapelen dhe ndërpret takimin elektoral me gratë në Kavajë
Me t’u njoftuar për lajmin e ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, kryesocialisti Edi Rama është detyruar të ndërpresë takimin elektoral me gratë dhe vajzat e Kavajës.
Para mbylljes së takimit Rama kërkoi nga të pranishmet mbajtjen e një minute heshtjeje në nder të ndarjes nga jeta në moshën 88-vjeçare të Atit të Shenjtë.
“Më vjen keq se më erdhi një mesazh këtu, ka ndërruar jetë ati i shenjtë Papa Françesku, një njeri i jashtëzakonshëm. Unë kam pasur raport personal me të dhe më çonte vazhdimisht mesazhe me Arqipeshkvin dhe më vjen jashtëzakonisht keq.
Ai zgjodhi ta vizitonte Shqipërinë, të parin vend jashtë Vatikanit që vizitoi pasi u zgjodh Papë.
Pas një takimi që patëm, në Shqipëri kaloi një ditë që ai vetë e konsideronte të paharrueshme. Tha edhe atë fjalën e paharrueshme që Shqipëria nuk ka harmoni fetare, por vëllazëri fetare.
Ishte një Papë ndryshe nga të tjerët dhe besoj se kam mirëkuptimin tuaj që ta nderojmë me një minutë heshtje dhe ta mbyllim këtu takimin.”, tha Rama.
Më herë gjatë fjalës së tij në takimin me gratë kreu i qeverisë përmendi takimin e parë që ka mbajtur në Kavajë si kryetar partie i PS, teksa tha se një grup burrash demokratë se kishin lënë që të hynte.
Kryeministri Edi Rama, foli edhe për rëndësinë që i ka kushtuar PS përfaqësimit nga gratë. Rama tha se PS ka dhënë dy shembuj të rinj në politikën shqiptare, bashkë-drejtimin e organizatave nga burrat dhe gratë, si dhe përfshirjen e tyre edhe në skuadrën e Shqipërisë 2030.

