VIDEO/ Sali Berisha tregon shënimin që i la Altin Dumanit në SPAK
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme për të kryer masën e detyrimit të paraqitjes, dhënë nga Apeli i GJKKO.
Pas daljes nga SPAK, Berisha tregoi ndër të tjera se i kishte lënë edhe një shënim Altin Dumanit ku i shkruan për mbylljen e çështjes së McGonigal.
“Por aty, Dumanit të Ramës, i lashë një shënim. Mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën një krim ndërkombëtar. Krim ndërkombëtar!
Dhe e garantoj Edi Ramën se asgjë në botë nuk e do mund ta shpëtojë nga kjo aferë e tmerrshme, me të cilën ai korruptoi njeriun kryesor, që sipas gjykatësit amerikan, kishte detyrë të mbronte qytetarët amerikanë nga korrupsioni, por u korruptua vetë duke marrë paratë e Edi Ramës.
Dhe për dijeni të shqiptarëve, tani McGonigal, çdo ditë në qeli i çon nga qelia mesazhe Edi Ramës. Unë vërtet i mora paratë, thotë ai, por ato m’i dhe ti, me të cilat më komprometove. Kështu që pritet vota e shqiptarëve më 11 maj që Edi Rama të shkojë te McGonigal ndoshta javën e parë.”, tha Berisha.

