Gjuha e politikës në fushatë, Nora Malaj: Ata nuk janë armiq, por oponentë politikë

Motorët e fushatës elektorale janë ndezur në Shqipëri. Partitë politike do të kenë edhe tre javë kohë për të bindur votuesit të shprehin vullnetin e tyre për ta.

Dhe me kalimin e ditëve gjuha e përdorur në takimet elektorale pritet të vijë në ashpërsim.

Për pedagogen dhe ish-politikanen Nora Malaj e gjithë fushata në bazën e saj ka komunikimin, dhe si e tillë liderët duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur komunikojnë mes tyre, pasi palët nuk janë armiq, por janë në oponencë dhe si të tillë asnjëherë duhet të mos i mbyllin dyert e koshiencës dhe subkoshiencës.

“Pra, gjithmonë duhet të ketë një kanal komunikimi përmes të cilit edhe kur të mbarojë fushata të kenë mundësi ta shikojnë njëri-tjetrin si përfaqësues të vendit që kanë kontributin e tyre në një fushë si politika.

Ndaj politikanët e rinj dhe të vjetër duhet të kuptojnë se nuk është vetëm deklamimi i kundërshtarëve por edhe gjuha e trupit luan një rol kyç të komunikimit.

Të dy liderët e kanë vendosur fushatën e tyre tek individi”, u shpreh Nora Malaj në studion e lajmeve në “Ora News”.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME NORA MALAJN