Pasuria “djeg” drejtuesin e policisë/ Vettingu përjashton nga detyra zv. drejtorin e Durrësit Bedri Hasanaj
Vettingu në policinë e shtetit ka prerë një tjetër kokë drejtuesi dhe kësaj radhe bëhet fjalë për zv drejtorin e drejtorisë Durrës Bedri Hasanaj.
Treshja vlerësuese Denisa Sina, Suela Bulku dhe Arben Sefaj me datën 3 prill përjashtuan nga radhët e uniformave blu drejtuesin e lartë të policisë së shtetit.
Sipas relacionit shpjegues Trupa e Vlerësimit, pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore bazuar në provat e administruara gjatë procesit të vlerësimit, relacionin dhe rekomandimet e relatorit të çështjes arrin në konkluzionin se subjekti i vlerësimit, nuk arrin nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë, pasi rezulton se pasuria e deklaruar nuk mund të justifikohet nga burime të ligjshme të ardhurash.
Në vitin 2019 Bedri Hasanaj, në atë kohë shef i komisariatit në Librazhd, u vu nën hetim nga SHCBA dhe disa kolege të tij pasi sipas informacioneve në atë kohë, këta zyrtarë kanë lejuar mbjelljen e lendeve narkotike kundret pageses 50 mijë.
Para se të emërohej në drejtorinë e Durrësit Bedri Hasanaj ka qenë zv. drejtor edhe në policinë e Korçës.
