Dështon seanca paraprake për dosjen 'SASPAC', ja kur do jetë e radhës
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 18 Prill 2025, 13:37
Ka dështuar seanca paraprake për dosjen e SASPAC, me të pandehur ish-drejtorin e kësaj Agjencie Ilir Beqaj.
Avokatët kërkuan të njihen me një pjesë të provave të cilat pretenduan se nuk janë dhënë gjatë fazës së hetimit, për të patur mbrojtje më eficente gjatë shyqrtimit gjyqësor.
Një tjetër kërkesë ishte marrja e materialeve të akt-ekspertimit nga zbirthimi i telefonave, usb-ve dhe kompjuterave.
Seanca e radhës u la më 6 maj në orën 10:00.
SPAK mbylli hetimet për këtë dosje në fillim të muajit Prill, dhe dërgoi kërkesën për gjykim ndaj Ilir Beqajt, 8 të pandehurve të tjerë dhe dy shoqërive tragtare lidhur me dosjen e SASPAC.
