VIDEO nga vendngjarja/ Gjendet e shkrumbuar një makinë, dyshohet se u përdor në atentatin në Lezhë

Një automjet është gjetur i djegur në afërsi të fshatit Fushë Gjorm në ngjarjen e djeshme në Fshatin Pllanë, ku u vra Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit i cili u ekzekutua në Athinë rreth një vit më parë.

Mjeti është gjetur rreth 300 metra larg autostradës pranë një kanali.

Ekspertet e krimeve po ekzaminojnë mjetin e djegur për të zbardhur ndonjë detaj nga kjo ngjarje e rëndë.