VIDEO/ Gjykata e Fierit vendos arrest me burg, për tre personat që dh*nuan agjentët BKH-së 3 ditë më parë

Gjykata e Fierit ka vendosur arrest me burg për 3 personat, pas incidentit në Fier ku agjentët e BKH-së u përplasën me afërmit e Agron Kapllanajt.

Gjyqtari Alfred Ikonomi pasi ka dëgjuar  prokurorin Petrit Vukaj që kishte zëvendësuar kolegen Gerta Dreni dhe avokatin Niko Bega ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçakun.

Të pandehurit kanë pohuar se nuk i kanë njohur, ata kanë qënë civil, nuk u janë prezantuar si të policisë.