Beqiri: Demokracia ndërtohet me kulturë, jo me përçarje dhe konflikte
I ftuar në emisionin "Drejt", në "Ora News", historiani Evarist Beqiri komentoi zhvillimet politike në rajon dhe në vend, duke theksuar rëndësinë e shmangies së përçarjes.
" Duke pasur parasysh që këto që ne përmendëm këtu, zhvillimet e fundit, unë do të doja të shtoja diçka që është shumë e rëndësishme për ne shqiptarët, që të shmangim këto lloj konfliktesh politike dhe të ikim larg kësaj kulturës së përçarjes, që për fat të keq na ka shoqëruar për gjatë gjithë historisë sonë.
Demokracia nuk është e lehtë për tu ndërtuar, por duke krijuar konflikte që unë do t'i quaja artificiale, që nuk janë në interesin tonë kombëtar në radhë të parë, në këto moment gjeostrategjik.
Po të shikojmë në Bosnje se çfarë ndodh me Dodik dhe në Kosovë që janë dy pikat më të nxehta sot të rajonit tonë, do të doja që ta shikoja të tejkaluar sa më shpejt këtë situatë, pavarësisht formulimeve juridike, ligjeve, është kultura mbi të gjitha", u shpreh Beqiri.
