''Hera e parë që një qeveri i shkon në fund mandatit zyrtar'', Kraki: Në kushtetutën e Kosovës janë disa raste kur pushon mandati i qeverisë
Deputeti i LVV, Nezir Kraki në një lidhje ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se është hera e parë që Kosova kishte një qeveri e cila i shkoi deri në fund të mandatit zyrtar 4-vjeçar.
Kraki: Është e vërtetë që nuk kishte ligj mbi qeverinë e Kosovës deri në vitin 2022.
Por janë disa të vërteta të tjera siç janë disa parime një të drejtën kushtetuese që janë të pathyeshme.
Njëri ndër parimet që është i pathyeshëm dhe i padiskutueshëm konsiderohet si i nënkuptueshëm, është ai i vazhdimësisë së jetës normale të shtetit.
Është hera e parë që Kosova kishte një qeveri e cila shkoi deri në fund të mandatit zyrtar 4 vjeçar.
Në kushtetutën e Kosovës janë disa raste kur pushon mandati i qeverisë.
Njëri nga këto raste është pikërisht ky.
Dhe në po atë nen thuhet se kur përfundon mandati qeveria kalon me automatizëm në fazën që quhet qeveri e dorëhequr apo në detyrë.
