Goxhaj: Nëse parlamenti i Kosovës nuk konstituohet brenda 30 ditëve, deputetët humbasin mandatin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2025, 21:40
Ish ushtari i UÇK, Dritan Goxhaj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se nëse nuk konstituohet parlamenti brenda 30 ditëve, deputetët humbasin mandatin.
Goxhaj: Deklarata e Kurtit sot që kjo qeveria ka qëndruar edhe tre herë të tjera, në ato tre herët e tjera që ka qëndruar qeveria nuk ka pasur ligj.
Pra deklarata e Kurtit bie poshtë.
E para kemi një nen të kushtetutës ku thotë se në rast se deputetët nuk e bëjnë betimin humbasin mandatin.
Pra ka një afat të caktuar që humbet mandatin.
Në momentin që nuk konstituoet parlamenti brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes së zgjedhjeve automatikisht këta deputetë humbasin mandatin.
