Arrestohet kreu i PSD në Kosovë, burri i ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, burri i ish-ministres së Arsimit në qeverinë "Rama", Besa Shahini, është arrestuar nga policia.

Lajmin e ka dhënë PSD, ku bëhet me dije se Molliqaj është arrestuar teksa po shkonte në një takim.

Në postimin e mëposhtëm thuhet se përderisa, Molliqaj nuk ka marrë asnjë njoftim nga gjykata, ky arrestim mund të interpretohet si presion politik. PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të Molliqajt. 

Njësia e Reagimit të Shpejtë e Policisë së Kosovës ka arrestuar sot kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajn, teksa ishte rrugës për një takim.

POSTIMI I PLOTË: 

Ky arrestim është totalisht jashtë çdo racionaliteti. Përderisa nuk ka marrë as ftesë nga gjykata dhe në të njëjtën kohë çdo ditë është në rutinën e tij dhe mund të gjindet lehtësisht, kjo sjellje nuk mund të lexohet ndryshe përveç se presion politik dhe demonstrim force nga një njësi e krijuar për situata emergjente dhe të rrezikshme, jo për të ndaluar opozitën politike.

Prioriteti dhe zelli në të cilin janë vendosur anëtarët e PSD-së për "shqyrtim rastesh" lë dyshime se kjo po ndodhë qëllimshëm, meqë një numër të madh rastesh e kanë së bashku me antëtarët e VV-së, duket që mësyrja është kryesisht ndaj PSD-së.
Arrestime të tilla nuk na ndalin, vetëm e bëjnë më të qartë për të gjithë kush ka frikë nga organizimi politik.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt.