"Kriza institucionale ka bazë kushtetuese"/ Bala: Pretendimet e palëve janë logjike por jo konstruktive
I ftuar në emisionin "Drejt", në "Ora News", analisti Alban Bala komentoi situatën aktuale politike në Kosovë, duke theksuar se kriza institucionale ka një themel kushtetues.
"Kriza institucionale ka një themel kushtetues. Pretendimi kushtetues i krizës për faktin që qeveria duhet të kishte dhënë dorëheqjen përpara se të konsituohet Kuvendi, në mënyrë të tillë që njerëzit të mos kenë dy statuse, të mos kenë dy pozita, të ndahet sistemi ekzekutiv nga ai legjislativ dhe e gjithë kjo në një farë mënyre bën sens brenda ligjit të ri të zgjedhjeve, ligjit për partitë politike e me rradhë që ata kanë miratuar.
E thënë ndryshe, pretendimet e palëve janë logjike brenda kornizës juridike, por janë absolutisht jo konstruktive në synimin për të zgjidhur problemin.
Seancën e parë të konstituimit të Kuvendit e hodhi në erë opozita, seancën e dytë e hodhi në erë pozita.
Analistët thonë që qeveria është e interesuar në këtë mes ta çoj vendin në zgjedhje. Kjo në fakt është thënë që në momentin e parë kur zoti Kurti vëreu se shumë prej asaj që ishte dhe aserbatori i votave të vetëvendosjes diaspora nuk u përfshi në zgjedhje.
Në të njëjtën kohë patëm një lloj realiteti ku vetëvendosja ka humbur një sasi të caktuar votash aq sa nuk e ka sot fuqinë që e vetme të formoj qeverinë, siç e ka pasur më herët", u shpreh Bala.
