Serbi/ Formohet qeveria e re me 153 vota pro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2025, 20:08
Parlamenti i Serbisë zgjodhi sot qeverinë e re të propozuar nga kryeministri i emëruar Djuro Macut.
Në parlament serb sot pro qeverisë së re votuan 153 deputetë , kurse kundër votuan vetëm 46.
Të gjithë deputetët e partisë opozitare që morën pjesë në këtë seancë votuan kundër qeverisë së re, kurse dy partitë opozitare si Partia Demokratike dhe koalicioni i djathtë Nada e abstenuan këtë seancë.
Betimi i qeverisë së re pritet të bëhet mbrëmjen e sotme pak para përfundimi t të mbledhjes.
