Tafani: Ligji i 2022 është kontradiktor në vetvete. Mungesë e një kulture juridike, tregon paaftësi...

Analisti Endri Tafani, i ftuar në emisionin "Drejt", në "Ora News", komentoi problematikat në ligjin e vitit 2022, duke theksuar se ky ligj është kontradiktor në vetvete dhe pasqyron mungesë të theksuar të kulturës juridike.

"Ajo që më shqetëson mua është fakti që ligji që është bërë në 2022 është kontradiktor në vetëvete.

Neni 26 bie në kundërshtim me nenet që vijnë më mbrapa. Pra, sipas atij ligji të 2022 kur vendi kalon zgjedhjet dhe pastaj del dhe një rezultat nga zgjedhjet, qeveria quhet që i ka mbaruar mandati. Nuk ka nevojë që të japi dorëheqje qeveria. Është e pranuar që i ka mbaruar mandati. 

Problemi kush është, që neni 26 që thotë specifikisht 'anëtari i qeverisë i cili fiton mandat duhet ta japi përpara certifimit', pra pa marr mandatin e deputetit duhet të japi dorëheqjen.

Ajo që më bën përshtypje është që ka një mungesë të kulturës juridike sepse edhe te nenet e para të këtij ligji thotë 'kush mund të jetë kusht për zgjedhjen e anëtarëve të qeverisë, pra personat në radhët e deputetëve të Kuvendit, apo personat e kualifikuar'. Çfarë do të thotë person i kualifikuar? Sepse në shqip do të thotë që ka një kualifikim. Kush është ky kualifikim? Ka mbaruar të mesmen? Di të shkruaj? 

Është mungesë e një kulture juridike e cila tregon paaftësi nga ana juridike e atyre që janë marrë me kompilimin e këtij ligji", u shpreh Tafani.