Zgjaten me 3 muaj hetimet për socialistin "e bandave", Jurgis Çyrbja, GJKKO pranon kërkesën e SPAK-ut
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 17 Prill 2025, 14:32
GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjaten me tre muaj hetimet për ish-deputetin socialist Jurgis Çybja.
SPAK e bëri këtë kërkesë në seancën e së martës, për shkak se është ne pritje të disa letër-porosive të nisura agjencive partnere jashtë vendit.
Prokuroria e Posaçme ka kohë deri në muajin korrik të kryejë hetimet për Jurgis Çyrbjan, i cili mbahet në paraburgim që prej datës 20 tetor të vitit 2024.
