NGJARJA NË FIER/ U arratis me të dashurin pas plagosjes së bashkëshortit, Gjykata lë në burg Melisa Belulin
Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Melisa Belulin, 29-vjeçaren e përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 5 janar pranë zonës së njohur si “Zogu i Zi” në Fier.
Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtari Alfred Konomi, prokurorja Elona Gixhari dhe avokatja Anisa Varfi.
Beluli u shpall në kërkim pas incidentit, ku i dashuri i saj, Klement Beqaj, plagosi me armë zjarri bashkëshortin e saj, me të cilin ajo kishte edhe një fëmijë.
Pas disa javësh në arrati, 29-vjeçarja u arrestua dhe tashmë është transferuar në burgun e Pogradecit.
Gjykata ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm për masën e sigurisë, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.
Pas tre muaj në arrati ajo vetëdorëzoua në policinë e Fierit më 15 prill, ku në prani të avokatit të saj dëshmoi se gjatë kësaj kohe ishte fshehur në Krujë, por nuk dha detaje për se ku mund të ndodhet i dashuri i saj Klement Beqaj, i cili është ende në kërkim
Kur ndodhi plagosja e 40-vjeçarit?
Ngjarja u regjistrua më 5 janar në sy të fëmijës së tyre vetëm 9-vjeç. Gledian Hoxhallari, 40-vjeç, ishte në lokal në Zog të Zi me të birin në pritje për të takuar bashkëshorten (vetëm me letra) pasi ata prej 3 muajsh nuk jetonin bashkë.
Kjo e fundit u paraqit në lokal bashkë me të dashurin, Klement Beqaj ku dhe debatuan të tre për kujdestarinë e fëmijës. Beqaj qëlloi me armë 40 vjeçarin, duke e lënë të plagosur rëndë.


