“Nuk i dha dorën”/ Pl*gosja në mes të Tiranës, si nisi sherri masiv në lokal. Policia ende pa reagim

Teksa kanë kaluar më shumë se 12 orë, ende nuk ka një komunikatë nga Policia për sherrin masiv të regjistruar mbrëmjen e djeshme në ambientet e një lokali në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë, e cila degradoi deri në plagosjen me armë zjarri të një personi.

Në bazë të dëshmive dhe pas këqyrjes së kamerave të sigurisë mësohet se 7 persona kanë qenë të ulur së bashku në një tavolinë brenda në restorant te rruga "Sami Frashëri", ndërsa 2 prej tyre janë konfliktuar me fjalë dhe më pas kanë goditur njëri-tjetrin.

Sherri ka nisur nga dy persona njëri i ka dhënë të gjithëve dorën dhe njëri prej këtyre nuk ia ka dhënë duke edhe e ofenduar dhe më pas janë përplasur fizikisht dhe me karrige dhe gjatë sherrit është qëlluar edhe me armë zjarri dhe më pas janë larguar me 4 makina me shpejtësi të gjithë nga vendi i ngjarjes për t'i shpëtuar policisë.

Sapo ka mbërritur brenda në lokal policia ka konstatuar një gëzhojë dhe njollat e gjakut brenda ambientit të restorantit ku ndodhi konflikti, po ashtu ka sekuestruar edhe armën e zjarrit tip pistoletë e cila ishte lënë brenda në restoranti nga autori, pasi dyshohet që gjatë përleshjes fizike i ka rënë në tokë.

Pas këtij sherri, dyshohet se nga e shtëna më armë është plagosur një person, i cili dyshohet se u transportua në një spital privat. Ndërsa, sipas informacioneve paraprake mësohet se përplasja mes tyre ka ndodhur për paratë me fajde.

Të gjithë personat në konflikt janë identifikuar nga policia e ndërsa ka nisur edhe operacioni për ndalimin e tyre.