Përplasen dy makina te ura e Tapizës, humb jetën një grua
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2025, 08:48
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje tek Ura e Tapizës në Krujë.
Nga informacionet paraprake mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një grua.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës, nëse ka të plagosur të tjerë, apo rrethanat e aksidentit.
