Makina përplas nënë e bijë në Vlorë, 5-vjeçarja dhe e ëma shpëtojnë fatmirësisht

Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen “Lef Sallata” në qytetin e Vlorës ku një makinë ka përplasur një 29-vjeçare dhe vajzën e saj të mitur 5 vjeçe.

Për fat të mirë nënë e bijë, janë jashtë rrezikut për jetën dhe pasi ato morën ndihmë mjekësore në spital, u larguan për në banesën e tyre. Sipas policisë aksidenti ndodhi kur shoferi i makinës po lëvizte me indietro.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin L. Xh., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke kryer manovrën indietro, në lagjen “Lef Sallata”, ka aksidentuar shtetasen P. M., 29 vjeçe, dhe vajzën e saj të mitur 5-vjeçare, të cilat pas ndihmës mjekësore në spital, janë larguar për në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.