Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 34-t

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 34-t në Abissnet Superiore.

Këtë javë, Vllaznia, Partizani, AF Elbasani dhe Teuta morën fitore të rëndësishme, ndërsa Skënderbeu – Tirana u mbyll në barazim 1-1.

Në portë është zgjedhur Angelo Tafas (Teuta).

Mbrojtja përbëhet nga: Erdenis Gurishta (Vllaznia), Marcelino Preka (Partizani), Edison Kola (Tirana) dhe Blerim Kotobelli (Teuta).

Në mesfushë janë përfshirë: Klinti Qato (Vllaznia), Kristi Qose (AF Elbasani) dhe Akileu Ndreca (Tirana).

Sulmi përbëhet nga: Karim Loukili (AF Elbasani), Saleh Nasr (Skënderbeu) dhe Albers Keko (Partizani).

Trajneri më i mirë i javës është shpallur tekniku i Vllaznisë, Thomas Brdaric

Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin dhe