Luani kafshon burrin në qafë/ Prifti: Është një mace. Diferencën e bën ai që e rrit
Ditët e fundit një video e pazakontë është shpërndarë në mediat online ku duket një luan i cili kafshon një burrë në oborrin e shtëpisë.
Në video duket luani i cili papritur sulmon burrin dhe e kafshon në qafë.
Për të folur për këtë temë i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ishte mjeku veteriner Erko Prifti.
"Një luan mund të mbahet në shtëpi por duhet të ketë disa parametra dhe disa instanca kontrolli.
Në shumë vende të botës luani mbahet në shtëpi. Të mbash një luan duhet të kesh një staf të mjaftueshëm që i dedikohet luanit, të kesh informacionin e duhur si ta rrisësh dhe të kesh masat mbrojtëse të duhura sepse luani në finale është thjesht një mace më e madhe sesa një mace normale. Mënyra e edukimit është thuajse njësoj. Diferencën e bën ai që e rrit. Në momentin që nuk ka edukatën dhe trajnimin e duhur ai kthehet në një armë vdekjeprurëse", u shpreh Prifti.
