Në shtrat prej 1 viti/ “Ora Juaj” i vjen në ndihmë, apeli i zotërisë me lot në sy: Kërkoj ndihmë!

Ishte një ditë e zakonshme për Lulzim Hoxhën ndërsa po shkonte në punë u aksidentua nga një makinë.

Prej 11 muajsh ndodhet në krevat, në pamundësi për të lëvizur dhe për të siguruar të ardhura për familjen e tij.

“Shumë faleminderit ju dhe televizionit tuaj, veçanërisht ty që kemi folur si person dhe ma more parasysh kërkesën time.”

Ishte Ilir Dedaj, një shqiptar që jeton në Angli ai i cili u kujdes për këtë rast. Megjithatë, vështirësitë e tij janë të mëdha.

Nuk e ka ndërtuar jetën duke kërkuar, por halli e detyron që të bëjë thirrje këtë herë pasi e ka të pamundur për të blerë ilaçet, ushqimet dhe pagesën e dritave, të paktën deri në momentin që të kalojë këtë situatë.

“Në radhë të parë unë ilaçet kam shumë, sepse ato lekë që marr KEMP më shkojnë vetëm për ilaçe. Më shkojnë 100 e ca mijë lekë dritat. E kam shumë të nevojshëm ndihmën.”

Dhe në ikje na kërkoi që të mos e harrojmë rastin e tij dhe të kthehemi sërish…