Sherr mes të rinjve në Lezhë, një prej tyre përfundon në spital

Një konflikt i çastit mes dy të rinjve ka ndodhur në qytetin e Lezhes.

Ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin pranë rethrrotullimit të katedrales së qytetit.

Më pas konflikti ka vijuar në rrugën e kalasë në lagjen Varosh. Sipas burimeve paraprake, një prej të rinjve ka mbetur i dëmtuar rëndë në pjesen e kokës dhe po merr mjekim në spitalin e Lezhes.

I riu tjetër i përfshirë në konflikt vijon të jete në kërkim nga policia. Edhe ai dyshohet se ka marrë dëmtime në disa pjesë të trupit.