Kushtetuesja shfuqizon vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të Arben Ahmetajt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2025, 19:31
Gjykata Kushtetuese prish vendimin për sekuestrimin e disa pasurive te ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj.
Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në rrugën "Kreshnik Çollaku", një llogarie bankare dhe një depozite në një bankë të nivelit të dytë dhe e dërgon çështjen edhe njëherë për gjykim në Apelin e Posaçëm.
