Ambasada Amerikane në Tiranë: Një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë prani më të madhe të ShBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2025, 17:10
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane, Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim me bordin drejtues të Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Ata diskutuan se si një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë një prani më të madhe të ShBA në ekonominë shqiptare dhe të nxisë prosperitetin e ndërsjellë.
Ambasada amerikane vlerëson mbrojtjen e Dhomës Amerikane në emër të bizneseve amerikane.