U denoncuan të zhdukur, gjenden në Durrës dy 13-vjeçarë nga Tirana
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2025, 13:36
Dy të mitur që janë denoncuar të zhdukur në policinë e Tiranës, janë gjetur në Durrës.
Policia njofton se kërkimet për ta nisën pasi nëna e njërit prej 13-vjeçareve u paraqit në Komisariatin nr.4.
“Mesditën e djeshme, ka njoftuar shtetasja B. K., 44 vjeçe, se ishin larguar pa komunikuar me familjarët, djali i saj 13 vjeç, së bashku me shokun e tij, bashkëmoshatar.
Si rezultat i kërkimeve të pandërprera të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, të miturit janë gjetur në Durrës”, njofton policia.
Dy djemtë i janë dorëzuar familjarëve, në gjendje të mirë shëndetësore. Ata po ashtu kanë deklaruar se janë larguar, me dëshirën e tyre nga banesa.
