Basha takime në Vorë: Koalicioni Euroatlantik ka një zgjidhje konkrete për problemin e pazgjidhur të pronësisë

Lulzim Basha zhvilloi nje takim në Vorë, ku së bashku me kandidatin Rajmond Dervishi, bisedoi me inxhinierë, ekspertë dhe qytetarë për një nga plagët më të mëdha të vendit: problemin e pazgjidhur të pronësisë.

"Koalicioni Euroatlantik ka një zgjidhje konkrete:

Kthim të menjëhershëm të pronës aty ku është e lirë;

Kompensim me vlerë tregu ku është zënë;

Lëshim të obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës;

Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis, secili mban atë që ka.

Është koha t’u japim fund pasigurisë, të çlirojmë ekonominë dhe të rikthejmë besimin te prona!

Beso te Shqipëria! Voto Nr. 4 – Koalicioni Euroatlantik", shprehet Lulzim Basha.